Ekonomia amerikane u rrit me 3,2 për qind
Washington, 31 janar - Ekonomia amerikane u rrit me 3,2 për qind gjatë tremujorit të fundit të 2013-s, informoi të premten Departamenti i Tregtisë.
Përballë këtij momenti optimist të ekonomisë, shumë ekspertë parashikojnë që viti aktual të regjistrojë rritjen më të madhe të ekonomisë më të madhe të botës që prej goditjes së saj nga recesioni i 2009-s.
Situata e përmirësuar ekonomike motivoi Rezervën Federale që të ndërpriste një sërë masash të tjera stimulimi shtesë ditës së mërkurë.
Rezerva, e cila luan rolin e një Banke Qëndrore në SHBA, reduktoi blerjen mujore të bonove të thesarit me 10 miliardë dollarë më pak, duke ulur shumën në 65 miliardë.
Programi i blerjes së letrave me vlerë realizohej nga Rezerva Federale me qëllim injektivimin e likuiditetit në ekonomi dhe mbajtjen e ulët të interesave afatgjatë.
Që prej Dhjetorit, SHBA po verën edhe një rritje të ndjeshme të aktivitetit ekonomik, që pritet të shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të papunësisë.