Ekonomia amerikane shton 142 mijë vende pune
Washington, 6 shtator - Departamenti i Punës tha se ekonomia amerikane shtoi 142 mijë vende pune në gusht, shumë më pak nga çpritej.
Ekonomistët kishin parashikuar se raporti i qeverisë amerikane do të tregonte një shtim prej 220 mijë vendesh muajin e kaluar.
Raporti i publikuar sot tregon gjithashtu se papunësia ra në nivelin 6.1 përqubd nga 6.2 përqind që ishte në korrik ndërsa më pak njerëz kërkuan punë.
Shumë ekonomistë nuk presin që Banka Qëndrore Amerikane të rrisë së shpejti normat e interesit me afat të shkurtër. Ekonomistët presin që kjo të ndodh në mesin e vitit 2015. Norma e interesit afat-shkurtër ka qënë gati në zero për gati gjashtë vjet.
Tregjet globale të aksioneve ranë sot para raportit amerikan të punës.