Ekonomia amerikane shtoi 244 mijë vende pune në prill
Washington, 7 maj - Ekonomia amerikane shtoi 244 mijë vende pune në prill, rritja më e madhe në gati një vit. Megjithatë papunësia u rrit në 9 përqind.
Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës tregojnë se shumica e vendeve të punës u krijuan në sektorin privat.
Shifrat janë më optimiste sesa parashikohej nga ekonomistët por ende nën nivelin e duhur për të krijuar 8 milionë vendet e punës që u humbën nga recesioni.
Ekonomistët thanë se shtimi i vendeve të punës duhet të jetë 250 mijë çdo muaj për të ulur nivelin e papunësisë.