23 Dhjetor 2024

Ekonomia amerikane shënoi rritjen më të madhe prej 40 vitesh

Washington, 28 janar - Ekonomia amerikane shënoi gjatë 2021 rritjen më të madhe prej 40 vitesh.

Të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara është rritur gjatë vitit të shkuar me 5.7 përqind, kjo është dhe rritja më e madhe që prej vitit 1984.

Ndërsa prodhimi i brendshëm bruto ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në tremujorin e fundit të 2021 me plus 6.9 përqind.

Për këtë progres të ekonomisë presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ndihet i lumtur. “Të dhënat e prodhimit të brendshëm bruto për vitin tim të parë në drejtim të vendit, tregojnë që më në fund po ndërtojnë ekonominë amerikane të shekullit të 21, me rritjen më të madhe të 40 viteve të fundit.

Biden tha se për herë të parë në 20 vitet e fundit ekonomia e Shteteve të Bashkuara po rritet më shpejt se ekonomia e Kinës. Biden theksoi se këto të dhëna tregojnë se strategjia e tij mbi ekonominë po funksionon dhe po jep rezultate të jashtëzakonshme. Të dhënat tregojnë se kjo rritje ka ardhur si pasojë e rritjes madhe të konsumit.

Nëse e krahasojmë me krizën e vitit 2009, që u deshën dy vite para se të niste rimëkëmbja, vitin e shkuar në 2021 në tremujorin e fundit ndryshimin e bëri rritja e madhe e kërkesës më 11.8 përqind më shumë se parashikimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)