17 Nëntor 2024

Ekonomia amerikane shënoi rritje më të madhe se sa parashikohej

Washington, 26 nëntor - Ekonomia amerikane po përparon me një ritëm më të shpejtë se sa mendohej, duke i dhënë ekonomisë më të madhe të botës rritjen më të fuqishme në më tepër se një dekadë.

Ekonomitë kryesore të Evropës dhe Azisë po ngadalësohen, por Shtetet e Bashkuara thanë sot se ekonomia amerikane shënoi një rritje më të madhe se sa parashikohej. N

ga 3,5 që ishte parashikimi, ekonomia amerikane u rrit me 3.9 për qind në tremujorin korrik-shtator.

Në tremujon e dytë, u shënua një rritje prej 4.6 për qindsh, rritja më e madhe gjashtë-mujore që nga viti 2003. Qeveria tha se rritja në trmeujorin e tretë u nxit nga shtimi i konsumit të konsumatorëve, rritja e investimeve dhe eksporteve, si dhe një rënie e importeve.

Analistët e ekonomisë amerikane thonë se në tremujorin e fundit të vitit ekonomia amerikane mund të ngadalëshet, në një rritje prej 2,5 për qind, por në tremujorin e parë të vitit 2015, pritet një rritje ndoshta prej 3 për qindsh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)