18 Nëntor 2024

Ekonomia amerikane shënoi rënie prej 2.9 për qind

Washington, 26 qershor - Ekonomia amerikane është tkurrur më shumë sesa mendohej fillimisht në pjesën e parë të vitit.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Tregëtisë ve në dukje se ekonomia shënoi një rënie prej 2.9 për qind në muajt janar, shkurt dhe mars.

Shifra është shumë më e keqe se parashikimet dhe është rënia më e madhe e ekonomisë në pesë vite. Zyrtarët amerikanë i rishikojnë regullisht parashikimet ndërsa vijnë shifra më të plota nga aktivitetet ekonomike.

Ekonomistët fajësojnë motin e ftohtë të dimrit dhe shumë parashikonin që ky ishte një problem i përkohshëm.

Këshilltari i lartë për ekonominë në Shtëpinë e Bardhë, Jason Furman, tha se shifrat nga muajt prill dhe maj tregojnë se ekonomia është në rrugën e duhur për t’u rritur përsëri.

Megjithatë, një studim tjetër i publikuar sot shkon kundër kësaj prirjeje duke treguar se porositë për mallra industriale shënuan një rënie të papritur në muajin maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)