20 Nëntor 2024

Ekonomia amerikane rritet për 2,4 për qind

Washington, 31 maj - Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati rritje në muajt e parë të këtij viti, por me ritme paksa më të ulëta se sa mendohej.

Qeveria amerikane njoftoi se ekonomia më e madhe e botës u rrit 2,4 për qind në periudhën janar-mars, ose 0.1 përqind më pak se sa ishte parashikuar një muaj më parë.

Megjithatë, raporti i fundit ekonomik i qeverisë tregon se konsumatorët amerikanë nuk e përfillën rritjen e taksave prej 2 përqind që filloi në muajin janar, para që do të përdoren për fondet e pensioneve.

Shpenzimet e konsumatorëve zenë rreth 70 përqind të ekonomisë amerikane dhe qeveria tha se ato u rritën 3.4 përqind në tremujorin e parë, ritmi më i lartë ky në dy vitet e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)