Ekonomia amerikane rritet pak gjatë 3-mujorit të parë të vitit
Washington, 30 tetor - Në një raport të Departamentit amerikan të Tregëtisë, që u publikua sot, thuhet se ekonomia amerikane u rrit me një ritëm vjetor prej 2 përqindësh nga korriku në shtator, krahasuar me 1,7 përqind që kishte qënë rritja vjetore një tremujor më parë.
Ndikimin kryesor duket se e patën shpenzimet e konsumatorëve, që u shtuan me një ritëm prej 2.6 përqindësh, rritja më e madhe kjo që nga viti 2006.
Por ndërsa rritja ekonomike është një tregues pozitiv, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për të përmirësuar problemin kryesor me të cilin ndeshet Amerika, shkallën e lartë të papunësisë, që është 9.6 përqind.
Banka qendrore pritet të zhvillojë një takim tjetër javën e ardhshme për të vendosur në se do të marrë masa të mëtejshme për të stimuluar ekonominë.