20 Nëntor 2024

Ekonomia amerikane rritet me ritmin më të ngadaltë

Washington, 4 korrik - Sipas disa treguesve, gjatë qershorit  sektori i shërbimeve është rritur me ritmin më të ngadaltë të tre viteve të fundit.

Ekonomistët i ndjekin me interesim këto të dhëna, pasi shërbimet përbëjnë sektorin më të madh të ekonomisë amerikane.

Por sipas një raporti tjetër të qeverisë, deficiti tregëtar u keqësua në maj, pasi kërkesa për më shumë mallra bëri që importet të rriten me 4 miliardë dollarë.

Rritja e ngadaltë në vendet e tjera, bëri që eksportet amerikane të shënojnë rënie të lehtë.

Dy raportet po ashtu tregojnë se tregu i punës po përmirësohet. Papunësia zyrtare për muajin qershor pritet të bëhet e ditur nga qeveria të premten.

Shumë ekspertë parashikojnë që papunësia do të ulet me 0,1 për qind, për të arritur në 7,5 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)