Ekonomia amerikane pritet të rritet rreth 2 për qind
Washington, 21 korrik - Ekonomia amerikane pritet të rritet me rreth 2 për qind këtë vit dhe 3 për qind në 2012, u shpreh të premten Sandra Pianalto, njëra prej drejtuesve të bankës qendrore të Shteteve të Bashkuara, FED.
\"Parashikimi im i fundit është që rritja ekonomike do të arrijë në rreth 2 për qind këtë vit dhe rreth 3 për qind në vit gjatë dy viteve të ardhshme\", deklaroi Pianalto, kryetare e degës së Fed për Cleveland, në Ohajo, me rastin e një fjalimi në Kolumbus, kryeqytet i këtij shteti në veri të Shteteve të Bashkuara.
Sipas dokumentit të fjalës së tij, Pianalto theksoi se PBB-ja e vendit pritet të rritet me minimumi rreth 2,5 për qind.
Ajo shprehet se do të duhet një numër vitesh përpara se papunësia, jashtëzakonisht e lartë, 9,1 për qind në korrik, të rikthehet në një nivel më normal, sipas saj në rreth 5,5 për qind.
Deklaratat e Pianalto e përjashtojnë kthimin e ekonomisë në recesion dhe bëjnë të mundur të kuptohen më mirë pikëpamjet e bankës qendrore për ekonominë amerikane.