Ekonomia amerikane po rritet në një ritëm më të shpejtë
Washington, 1 gusht - Raporte të reja tregojnë se ekonomia amerikane, më e madhja në botë, po rritet në një ritëm më të shpejtë se sa kishin parashikuar disa ekonomistë.
Qeveria tha sot se ekonomia amerikane u rrit me një normë vjetore 1,7 përqind nga muajt prill deri në qershor, në krahasim me 1,1 përqindshin e tre-mujorit të parë të vitit.
Ekonomistët thanë se kjo rritje e tremujorit të dytë është modeste, por ishte gati dyfishi i shifrës së parashikuar nga shumë prej tyre. Disa thanë se ky zhvillim tregon se do të ketë rritje edhe më të larte gjysmën e dytë të vitit.
Qeveria tha se rritja e ekonomisë është nxitur nga shpenzimet më të mëdha të konsumatoreve, një shtim te eksporteve dhe te investimeve të korporatave.