Ekonomia amerikane po rritet më ngadalë se sa pritej
Zyrtarë të Rezervës Federale votuan për t'i mbajtur të pandryshuara normat e interesit nga zero deri në 0.25 për qind.
Vlerësimi ekonomik vjen pas dy ditë konsultimesh midis zyrtarëve të lartë të bankës qëndrore, si dhe pas disa raporteve zhgënjyese mbi gjendjen ekonomike.
Kryetari i Bankës Federale, Ben Bernanke do të diskutojë mbi çështje të rëndësishme ekonomike në një takim me gazetarë sonte.