Ekonomia amerikane po rimëkëmbet ngadalë nga kriza
Washington, 27 tetor - Dy raporte tregojnë se ekonomia amerikane po rimëkëmbet me një ritëm të ngadaltë nga kriza financiare.
Një raport i një firme studimore private mbi besimin e konsumatorit tregoi një rritje të vogël prej 1,2 pikësh nga 50.
Megjithëse të dhënat e Bordit të Konferencës tregojnë rritje, ato janë ende nën nivelin që tregon se ekonomia është në gjendje të shëndoshë.
Ekonomistët i ndjekin mendimet e konsumatorëve për situatën ekonomike për të krijuar idenë e prirjes së shpenzimeve të konsumatorit, të cilat vënë në lëvizje ekonominë amerikane.
Një raport tjetër mbi çmimet e shtëpive tregon një rritje të lehtë prej 1,7 për qind në gusht në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Probleme të mëdha në tregun e shtëpive ishin ndër shkaqet kryesore që nxitën recesionin më të rëndë në dekada.