16 Janar 2025

Ekonomia amerikane mund të zhytet në recesion të dytë

Washington, 8 dhjetor - Në Washington, bisedimet mbi shpenzimet qeveritare dhe politikat tatimore vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, u tha gazetarëve se edhe pas një bisede të këndshme telefonike me Presidentin Barack Obama në fillim të javës, përsëri nuk është bërë përparim në arritjen e një kompromisi për shmangien e ashtuquajturit "shkëmb fiskal" - 600 miliardë dollarë shkurtim në shpenzime qeveritare  dhe rritja e taksave që pritet të godasin prekin amerikanët më 1 janar.
 
Obama, ka propozuar 1.6 trilionë dollarë në taksa të reja gjatë dekadës së ardhshme për të shkurtuar borxhin në rritje të vendit.

Ai gjithashtu dëshiron të t’i jape fund një programi për ulje të taksave për familjet me më shumë se 250 mijë dollarë të ardhura në vit.

Kundërshtarët e tij republikanë në Kongres, e kundërshtuan një ofertë për të rritur të ardhurat e qeverisë nga me 800 miliardë dollarë duke lënë normat e taksave paprekur.

Presidenti refuzoi planin republikan, por z. Boehner  tha se zoti Obama është i detyruar tani për të ofruar një plan tjetër që mund të pranohet nga të dy dhomat e kongresit.

Analistët ekonomikë thonë se ekonomia amerikane, më e madhja në botë, mund të zhytet në recesion të dytë në tre vjet nëse çështja e buxhetit nuk zhbllokohet dhe shkurtimet në programet kryesore të qeverisë dhe rritja e taksave nuk hynë në fuqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)