Ekonomia amerikane me rritje të moderuar të ngadaltë
Washington, 5 qershor - Rezerva Federale publikoi një raport mbi gjendjen ekonomike të SHBA-së, ku theksohet se nga fillimi i prillit, të gjitha zonat e drejtuara nga 12 bankat e rezervës të FED-it kanë shënuar një rritje të moderuar dhe të ngadaltë.
Kjo tregon se ekonomia amerikane është shkëputur nga ndikimi i klimës së ftohtë të tremujorit të parë të vitit dhe është rikthyer në orbitën e rimëkëmbjes.
Në raportin e quajtur \"Beige Book\", tregohet se 7 zona duke përfshirë Bostonin, New Yorkun, Chikagon etj kanë realizuar rritje ekonomike të moderuar, ndërsa zonat e tjera kanë shënuar një rritje të ngadaltë.
Raporti tregon se me përmirësimin e klimës ekonomike është rritur konsumi i banorëve të të 12 zonave.
Në mbi 50 % të zonave është shtuar me shpejtësi shitja e makinave. Turizmi dhe shërbimet janë të qendrueshme.