Ekonomia amerikane krijon 211 000 vende pune
Washington, 5 dhjetor - Krijimi i vendeve të punës në SHBA në nëntor ka regjistruar një nivel edhe më të qëndrueshëm se sa mendohej ndërkohë që niveli i papunësisë mbetet i pandryshuar, në nivelin më të ulët prej shtatë vitesh.
Ekonomia amerikane ka krijuar muajt e fundit 211 000 vende pune duke dalë më mire se pritshmëritë e analistëve, që mendonin për 196 000 vende pune të reja.
Niveli i papunësisë ka mbetur si në tetor në pesë për qind, niveli më i ulët që prej shkurtit 2008, para fillimit të krizës financiare.