Ekonomia amerikane jep shenja të paqarta për rimëkëmbjen
Washington, 27 janar - Ekonomia amerikane dha dha sot shenja të paqarta mbi ritmet e rimëkëmbjes.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se kërkesa për një llogari mallrash konsumi, u rrit me 3 për qind në dhjetor, duke lënë të kuptohet që prodhimi industrial është një segment i fuqishëm i ekonomisë kombëtare.
Porositë për makina, aeroplanë komercialë, makineri, pajisje të komunikimit dhe metale themelore nxitën këtë rritje të dytë në dy muaj me rradhë.
Por, Departamenti i Tregtisë tha se numri i shitjeve të shtëpive të reja në vend për vitin 2011 ishte më i ulëti në histori, një përfundim ky i bazuar mbi të dhëna që shkojnë pas deri në vitin 1963.
Raporti njoftoi se vitin e kaluar ishin shitur 302 mijë shtëpi të reja, shumë më pak se gjysma e shifrës 700 mijë, që sipas ekonomistëve do të tregonte një ekonomi të shëndetshme.