17 Nëntor 2024

Ekonomia amerikane drejt rritjes

Washington, 21 nëntor - Tregu amerikan i punës po mëkëmbet, inflacioni është në shkallë të ulët dhe ekonomia në përgjithësi ka tendencën të rritet më shumë vitin e ardhshëm dhe në 2016.

Këto janë mesazhet kryesore nga një seri raportesh ekonomike të publikuara të enjten.

Numri i amerikanëve që nënshkruan për asistencë papunësie ra me 2 mijë duke arritur në shkallë kombëtare në 291,000. 

Kjo është java e dhjetë rradhazi që kjo shifër ka qënë nën 300 mijë dhe ekonomistët thonë se është prove e shkurtimeve më të pakta dhe e përmirësimit të tregut të punës.

Departamenti i Punës thotë se numri i njerëzve që marrin asistencë për më shumë se një javë ra në 2.3 milion, shifra më e ulët në 14 vjet. 

Një raport tjetër qeveritar thotë se inflacioni i përgjithshëm nuk u ngri në tetor ndërsa vitin e kaluar pësoi një rritje modeste prej 1.7 përqind. Janë fushave të paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë, inflacioni në ekonomi në përgjithësi është rritur pak.

Ekonomistët në Universitetin e Miçiganit thane se rritja ekonomike amerikane po shpejtohet dhe do të shkojë 3.1 përqind vitin e ardhshëm dhe 3.3 përqind në 2016. 

Në parashikimin e tyre vjetor për ekonominë më të madhe në botë, ekspertët në Miçigan parashikojnë se ekonomia do të krijojë më shumë se 5 milion vende të reja pune në dy vitet e ardhshme.

Ata thonë se kjo do ta çojë papunësinë në nivelin e 5 përqindshit deri në fund të vitit 2016. Kjo shifër është rreth zero presje tetë përqind më e ulët sesa niveli i tanishëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)