29 Dhjetor 2024

Ekonomia amerikane, drejt rimëkëmbjes

Bruksel, 6 qershor - Amerika, vendi nga i cili filloi kriza deklaroi dje se ekonomia e saj po shfaqte shenja pozitive dhe dukej edhe te shifrat e numrit të të papunëve që ishte zvogëluar ndjeshëm dhe rritjes së numrit të të punësuarve.

 “Raporti mbi papunësinë tregon që ekonomia jonë po jep shenjat e zhvillimit dhe rikuperimit të shpejtë”, deklaroi vetë Presidenti Obama.

Ai iu referua të dhënave që deklaronin se numri i vendeve shtesë të punës në SHBA në periudhën prill-qershor ishte 431.000. Kjo shifër është më e larta mbi bazë mujore në dhjetë vitet e fundit, por mund të lidhet edhe me punëtorët në vende pune të përkohshme.

Ndërkohë, sipas analistëve, kjo shifër duhej të ishte pak më lartë, diku te gjysmë milioni. Këto shifra janë pohuar edhe nga këshilltarja ekonomike e Obamës, Chris Romer. “Këto shifra janë inkurajuese për vazhdimin e rimëkëmbjes”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)