Ekonomia amerikane do të rritet prej të paktën 3.4 për qind
Washington, 18 shkurt - Bëhen optimiste parashikimet për ekonominë amerikanë në vitin 2011. Rezerva Federale Amerikane (FED), thotë se rritja gjatë vitit në vazhdim do të luhatet nga 3.4-3.9 për qind.
Në një njoftim të tij, FED, lajmëroi zbatimin e planit për blerjen e obligacioneve shtetërore prej 600 miliardë dollarësh.
Ndërkaq norma bazë e interesit, do të mbetet e pandryshuar në nivelin 0.25 për qind, që është edhe më i ulëti në historinë amerikane. Këto masa, thekson FED, i shërbejnë stimulimit të mëtejshëm të ekonomisë amerikane.
Me gjithë parashikimet optimiste për rritjen ekonomike, tregu i punës pritet të mos këtë ndryshim. Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane, nuk do të ndryshojë shpejt tregun e punësimit, thotë FED.