27 Prill 2025

Ejupi prezenton mundësitë e investimeve në Kosovë

Dubai, 2 prill - Presidenti i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Remzi Ejupi - në kuadër të aktivitetit ndërkombëtare të bashkëpunimit të OEGJK-s me Odat tjera Gjermane, ishte këto ditë në vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, për një takim pune me Dr.Peter Goepfrich, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane për Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Oman, si dhe përfaqësues i Dhomës së Trektisë dhe Industrisë së shtetit Gjerman në Gjirin Persik.

Vizita ka të bëjë me s’forcimin dhe intesifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Odave Gjermane të shtrira në gjithë botën.

Me këtë rast, Remzi Ejupi, nga nikoqiri i tij Dr.Peter Goepfrich u njohtua lidhur me aktivitetin e Odës Ekonomike Gjermane në këtë regjion (Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Oman), me mundësitë e bashkëpunimit si dhe të përfaqësimit të ndërsjellë.

Dr.Peter Goepfrich e njohtoi z. Ejupi, lidhur me mundësinë, që Oda Ekonomike Gjermane e Gjirit Persik - njejtë si m e Kroacinë – të promovojë edhe Kosovën karshi Investorëve të shumtë të këtij regjioni, si dhe t’i sjell të njëjtit për vizita në Kosovë.

Me këtë me rast, Presidenti i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, Remzi Ejupi, prezentoi aktivitetin një vjeçar të Odes Ekonomike Gjermano-Kosovare, si dhe shpaloi karshi Peter Goepfrich dhe bashkëpunëtorëve e përfaqësuesve të tij në Katar dhe Oman, mundësitë e investimeve në Kosovë, me theks të veçantë në sferen e Energjisë, atë të Minierave e Mineraleve, në atë të Teknologjisë Informative, si dhe të turizmit dimërorë në Brezovicë (tenderi i të cilit është ende i hapur).

Aktualisht, në Kroaci dhe Serbi, është intensifikuar jashtëzakonisht shumë fluksi i investorëve dhe Investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Omani – dhe vizita e Remzi Ejupi në këtë regjion, ka për qëllim që edhe Kosova, përmes rrjetit të Dhomave të Tregëtisë e Industrisë Gjermane gjithandej në botë - të përfaqësohet sa më denjësisht e profesionalisht, dhe të nxë hapin e ofertimit karshi investorëve të shumtë të Gjirit Persik dhe regjionit të Golfit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)