Ejup Qerimi ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Trusit
Prishtinë, 14 janar - Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), përmes një komunikate për media, ka konfirmuar se përfaqësuesi i deritanishëm i punëdhënësve në Bordin Udhëheqës të FKPK-së, Ejup Qerimi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat, përgjegjësitë dhe obligimet që lidhen me pozitën e anëtarit në Bordin Udhëheqës.
Qerimi e ka arsyetuar dorëheqjen e tij në respekt të vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje, lidhur me konfliktin potencial të interesit në mbajtjen e dy pozitave publike, thuhet në njoftim.
Bordi Udhëheqës e falënderon z. Qerimi për kontributin e dhënë në punën e Bordit.
Qerimi gjithashtu e ka njoftuar edhe Kuvendin e Kosovës me vendimin e marrë për dorëheqjen nga Bordi i FKPK-së, thuhet në fund të njoftimit.