Egjipti dhe Kosova avancojnë bashkëpunimin ekonomik
Kajro, 28 Prill - Një delegacion i bizneseve kosovare i udhëhequr nga Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z .Safet Gërxhaliu po qëndrojnë në Egjipt ku së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në këtë shtet Beqir Ismaili takuan dhe vizituan institucione të rëndësishme biznesore nga Egjipti .
Me këtë rast Oda Ekonomike e Kosovës bëri hapa të rëndësishëm në forcimin e diplomacisë ekonomike duke nënshkruar Memorandume të bashkëpunimit me Oda të rëndësishme të këtij vendi dhe asociacione të fuqishme biznesore.
Pas nënshkrimit të Memorandumit me Oden Ekonomike të Kajros sot u nënshkruan edhe Memorandume të bashkëpunimit me Oden Ekonomike të Gizës, të Sharki-ës , të Kaljubi-ës si dhe me Asociacionin më të madh të bizneseve Egjiptiane.
Qëllimi i këtyre Memorandumeve është avancimi i bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Egjiptit në rend të parë tërheqjen e investimeve nga ky shtet, krijimin e vendeve të reja të punës në Kosove, depërtimi eventual i produkteve made in Kosova në një treg prej më se 90 milion banor dhe për mes Egjiptit të hapet perspektiv për tregun Afrikan.
Ambasadori z. Beqir Ismaili theksoi rendësin e diplomacisë ekonomike në të dyja vendet si dhe potencialet ekzistuese të cilat në të ardhmen duhet të shfrytëzohen në interes te të dyja palëve. Po ashtu synimi i palës Egjiptiane është që Kosova të jetë një shtyllë e urës ekonomike në mes Egjiptit dhe Evropës.
Gërxhaliu theksoi se duhet të avancohet komunikimi reciprok dhe të promovohen mundësit e bashkëpunimit si dhe përmirësimi i imazhit i të dyja shteteve. Po ashtu në takim me Kryetarët e Odave të shumta ekonomike të Egjiptit në hotelin InterContinental në Kajro u prezantuan mundësitë për investime në Kosovë si dhe për ambientin biznesor aktual në Kosovë .
Interesimi i biznesmenëve nga Egjipti ishte mjaft i madh për Kosovën ku pati edhe pyetje të shumta me çrast Ambasadori z, IsmailI dhe Kryetari z. Gërxhaliu i ftuan të pranishmit për visit në Kosovë me çrast do të njiheni me potencialet që ofron Kosova nga informacione të dorës së pare. Ftesa u pranua me kënaqësi dhe me siguri së shpejti do të kemi edhe vizita nga shtet mik.
Një i takim i veçante ishte me Guvernatorin e Gizës Prof.Dr. z. Ali Abdurrahman me të cilin u bisedua për çështje të shumta me rëndësi , kjo vizitë e delegacionit nga Kosova u botua në më se 40 gazeta Egjiptiane.