Edhe sektori privat kërkon ngritje të pagave
Prishtinë, 12 janar - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privatë të Kosovës ka kërkuar që ngritje pagash duhet të ketë edhe tek të punësuarit në sektorin privatë, pasi që sipas kësaj Sindikate pagat e tyre janë edhe më të ulëta se ato të shërbyesve civil.
Ne i gëzohemi kësaj rritje pagash te disa kategori të të punësuarve në shërbimet civile, mirëpo Sindikata jonë kërkonë që ngritje pagash duhet kërkuar edhe tek të punësuarit në sektorin privatë, pasiqë pagat e tyre janë edhe më të ulëta se ato të shërbyesve civil, madje kur ke parasysh edhe keqtrajtimin e kësaj kategorie të punëtorëve ka thënë Jusuf Azemi kryetarë i Sindikatës së Sektorit Privatë të Kosovës.
Kjo Sindikatë ftonë anëtarët e vetë që të bashkëpunojnë ngushtë me këtë institucion me qëllim të përmirësimit të pozitës së punëtorëve në Sektorin Privatë.