Edhe Portugalia me plan të ashpër kursimi
Lisbona, 27 nëntor - Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një plan për të rritur taksat dhe për të shkurtuar pagat dhe përfitimet sociale në vitin e ardhshëm me qëllim që të kthejë besimin e tregut në financat publike.
Borxhi i madh i shtetit dhe rritja e ulët ka alarmuar investitiorët dhe ka krijuar mundësinë që Portugalia të jetë shteti i ardhshëm pas Greqisë e Irlandës që kërkon ndihmë nga BE-ja.
Qeveria portugeze insiston se nuk i duhet pako shpëtimi financiare, duke thënë se masat e ashpra do ta kthejnë shëndetin fiskal.