Edhe pak ditë deri të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike
Prishtinë, 13 korrik Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina sh.a. është duke bërë përpjekje maksimale për kryerjen e shërbimeve sa më cilësore ndaj të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit.
Prandaj, kërkojmë nga secili prej jush që në mënyrë të vazhdueshme të bëni pagesat e ujit dhe shërbimeve të tjera me qëllim të avancimit të punës tonë.
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike ( 2 shtator 2016).
Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008.
Personeli i KURPrishtina sh.a. në Prishtinë është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli.
Konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me:
- Shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë,
- Faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes,
- Paditë Gjyqësore,
- Arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.
Procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qëndrore në Prishtinë dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.
Konsumatorë të nderuar, shfrytëzojeni të drejtën ligjore për faljen e borxheve publike!