18 Nëntor 2024

Edhe një bankë turke në Kosovë

Prishtinë, 19 maj -  Një tjetër bankë turke ia ka mësyrë tregut bankar të Kosovës. Megjithatë, edhe më tej është në pritje të vendimit të Bankës Qendrore, e cila po e shqyrton kërkesën e tyre.

“Ziraat Bank”, ka aplikuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) për ta themeluar një degë të saj. Zyrtarë të BQK-së, nëpërmjet postës elektronike, kanë thënë se ky institucion është në proces të shqyrtimit të aplikacionit të kësaj banke, që merret me aktivitet bankare, ndër të cilat edhe me kreditë për bujqësi, si një aktivitet më i specializuar i kësaj banke.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, duke e mirëpritur këtë ardhje, thotë se sa më tepër të ketë banka, mundësia do të jetë shumë më e madhe për t\'u ulur kamatat për të cilat bizneset janë shumë të pakënaqura.

\"Besoj se liberalizimii tregut bankar duhet të jetë një prioritet institucional. Sa më tepër të kemi banka, sidomos banka që kanë një kredibilitet çfarë e ka banka në fjalë, besoj që është në favor të uljes së kamatave, në favor të avancimit të shërbimeve dhe do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik. Në qoftë se bisedon me komunitetin e biznesit pakënaqësitë janë shumë të mëdha”, ka thënë ai.

Gërxhaliu, ka shtuar se pavarësisht kësaj, Kosova duhet të ketë sa më shumë banka evropiane, pasi krahasuar me vendet e rajonit, shumë banka të tilla që operojnë në këto shtete, mungojnë në vendin tonë.(rtk)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)