Edhe këtë javë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Prishtinë, 12 korrik - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion relativisht të lartë.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë fillimisht nga veriperendimi dhe më pas ,në pjesën e dytë të javës era do të fryjë drejtimesh të ndryshme , shpejtësia e së cilës do të arrijë nga 1-7m/s.
Vendet bregdetare të Shqipërisë do të jenë në ndikimine masave të ngrohta të ajrit dhe kthjellimeve . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius, ka njoftuar IHK-ja.
Në bazë të parashikimeve numerike dhe imazheve satelitore, Europa do të ndikohet nga një mot me temperatura të larta, kryesiht në Gadishullin Iberik dhe Ballkanin. Po ashtu mot kryesisht i kthjellët dhe vranësira të shpërndara do të mbajë edhe në Europën Qendrore dhe atë Juglindore, derisa Gadishulli Skandinav do të dominohet kryesisht nga vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Kurse pjesa lindore e Kontinentit do të shoqërohet nga erërat e forta të cilat do të përcillen me rebeshe shiu