16 Nëntor 2024

Edhe këtë javë mot me diell dhe vranësira

Prishtinë, 9 gusht - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se moti në Kosovë do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë  nga pjesa jugperëndimore dhe juglindore e kontinentit.

“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut. Një gjendje pothuajse e ngjashme do të vazhdojë edhe ditën e martë me kushte të njëjta meteorologjike, kurse nga dita e mërkurë deri të premten  në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa në pjesën e dytë të ditës së premte do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriperëndimin për t’u zgjeruar më pas në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Sipas IHK-së, kjo gjendje e motit do të vazhdojë deri të dielën. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë celsius. Shtypja atmosferike fillimisht do t’i shënojë vlerat e normales, më pas me tendenca zbritje deri në fundjavë. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 12m/s”, thuhet në komunikatën e IHK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)