Edhe java e ardhshme me diell
Prishtinë, 19 korrik - Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se masat e ngrohta të ajrit të cilat burimin e kan nga veriu i Kontinentit do të jenë prezent edhe për disa ditë të ardhshme. Në këto kushte do të mbaj mot me diell dhe kthjellime.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 33-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s.
Nga pasditja e së premtës pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat kan mundësi që vende-vende të sjellin riga lokale shiu, me çrastë edhe temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta, kurse era nga dita e shtune e tutje do ta mbajë drejtimin e veriut dhe verilindjes.
Dita e 8 korrikut ishte dita më e ngrohtë, gati si këto ditë që po mbajnë edhe tani. Sasia mesatare e reshjeve deri sot është diku 8mm ( 8litër për metër katrorë), derisa kjo sasi në qershor ishte 65mm (liter/m katror).
Në bazë të parashikimeve numerike mot me temperatura afersisht të ngjajshme do të vazhdoj të mbajë edhe për të paktën dhjetë ditë të ardhshme, por do të ketë edhe erëra të cilat do të krijojnë kushte për freski dhe riga të dobëta shiu.