Edhe 5 milion për fondin e sigurimit të depozitave të Kosovës
Prishtinë, 30 shtator - Në Ministrinë e Financave, sot u bë nënshkrimi i Marrëveshjes Financiare për shumën prej 5 milionë euro, për të mbështetur Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
Fondi përbëhet nga granti prej 4.5 milionë euro për bashkëfinancimin e kapitalizimit të Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe grantit prej 0.5 milionë euro për masa këshillimi.
Përveq grantit prej 5 milionë euro nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Kosovës do të ofrojë fonde shtesë për kapitalizimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave.
Fondi për Sigurimin e Depozitave është themeluar në bazë të Ligjit për sistemin e sigurimit të depozitave. Qëllimi i Fondit për Sigurimin e Depozitave është të mbrojë depozitorët në Kosovë dhe të forcojë sektorin bankar.
Ky është një hap i rëndësishëm për të sjellur sektorin financiar të Kosovës drejt standardeve të BE-së. Nga Fondi për Sigurimin e Depozitave do të përfitojnë në veqanti depozituesit e vegjël dhe ekonomia në tërësi. Kapitali fillestar i ofruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së do të jetë një kontribut i rëndësishëm për themelimin e Fondit.
Qeveria Gjermane përmes KfW- Bankës për Zhvillim, ka mbështetur projektin që nga viti 2007 përmes ofrimit të mbështetjes nga ekspertët në përpilimin e rregullativës së nevojshme për sigurimin e depozitave dhe përkrahjen në rregullimin institucional të Fondit për Sigurimin e Depozitave.
Në kuadër të masave këshilluese, Fondit të Sigurimit të Depozitave do ti ofrohet mbështetje e vazhdueshme në krijimin e proceseve dhe procedurave, trainimin e menaxhmentit dhe personelit duke siguruar kështu qëndrueshmëri institucionale dhe financiare të Fondit për Sigurimin e Depozitave.
Zotimet e Qeverisë Gjermane për bashkëpunimin financiar në 12 vitet e fundit kalojnë shumën e 210 millionë eurove dhe fokusohen në përkrahje për sektorin e energjisë, sektorin e ujit dhe sektorin financiar.
Sektori financiar, për të cilin portfolio e përgjithshme e bashkëpunimit financiar gjerman kalon 75 milionë euro, është sfera kyqe e bashkëpunimit financiar gjermano-kosovare.
Bashkëpunimi në sektorin financiar përqëndrohet në ofrimin e ri-financimit afatgjatë, ndërmjet institucioneve financiare, për ekonomitë familjare, investimet në ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe investimet për efiqiencë të energjisë, por gjithashtu në mbështetjen e politikave për përgatitjen e bazës për themelimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës.