22 Dhjetor 2024

Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës

Prishtinë, 31 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, bashkë me znj. Zeinah Salahi, drejtore e USAID-it në Kosovë dhe në prezencë të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, z. Jeffrey M. Hovenier, ka nënshkruar sot amandamentin e katërt të Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amandamenti parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve, duke e rritur totalin e grantit në mbi 73.4 milionë dollarë.

“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse, si dhe rritjes së mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike”, tha Presidentja Osmani.

Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Gjithashtu, me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t'i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)