ECOFIN miraton programet e reformës ekonomike të Kosovës
Bruksel, 12 maj - Ministrat e BE-së për Ekonomi dhe Financa (Këshilli ECOFIN) dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi, Serbia) dhe Turqia, përfaqësuesit e Komisionit dhe të Bankës Qendrore Evropiane dhe përfaqësuesit e bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia u takuan sot në dialogun vjetor për politika ekonomike.
Takimi ishte pjesë e dialogut të fuqizuar për qeverisje ekonomike në mes të vendeve të BE-së dhe atyre në zgjerim, për të pasqyruar më mirë procesin e Semestrit Evropian në nivel të BE-së.
Kosova mori pjesë për herë të parë në këtë dialog multi-literal. Ministrat mirëpritën dorëzimin e Programit të Parë Ekonomik dhe të Reformave të Kosovës (ERP) dhe e shohin atë si një hap të parë në thellimin e dialogut ekonomik me BE-në.
Këshilli përfundoi takimin me një grup konkluzionesh specifike për vendin, duke u fokusuar në veçanti në masat për përmirësimin e stabilitetit makro-fiskal dhe përmirësimin e konkurrencës.
Konkluzionet për Kosovën pranojnë me kënaqësi zotimin e shprehur për ruajtjen e financave publike stabile në Programin e Reformimit Ekonomik, mirëpo tërheqin vëmendje se sfidat fiskale aktuale nuk burojnë prej çështjeve strukturale, por prej politikëbërjes ad-hoc dhe një mungese të planifikimit.
Në mesin e rekomandimeve specifike, ishin të përfshira edhe këto në vijim:
themelimi i një këshillimi fiskal të pavarur, ose i një agjencie fiskale;
zhvillimi i një kornize ligjore për mbajtjen e qëndrueshme të pagave publike dhe pensioneve,
modernizimi i mbledhjes së të hyrave për të zvogëluar besimin në faturat doganore;
konsiderimi i një vëzhguesi të pavarur për të kontribuuar në vlerësimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës në të ardhmen, përfshirë ndikimin e tyre fiskal;
përmirësimi i cilësisë së arsimit;
përmirësimi i mjedisit afarist dhe vazhdimi i trajtimit të lëndëve të pazgjidhura, fuqizimi i kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe zhvillimi i bazës së të dhënave të kadastrit.
miratimi i një qasjeje holistike për Investimet e Huaja Direkte që ofrojnë politika mbështetëse në një kornizë strategjike dhe fokusimi në heqjen e pengesave ekzistuese.