Ebola demton edhe ekonominë
Washington, 10 shtator - Ebola ka shkaktuar vdekjen e mbi 1 mijë e 500 vetëve në katër vende afrikano-perëndimore: Guinea, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leona.
Specialistët e zhvillimit thonë se viktimat e tjera të virusit vdekjeprurës janë ekonomitë e vendit.
Kriza e Ebolës filloi në Guine, por Liberia është ndër vendet e prekura më rëndë, me 1 mijë e 300 raste të njoftuara.
Frika për sëmundjen po shtohet.
Sezoni i mbjelljeve po dëmtohet ndërsa punonjësit ikin nga fermat, dhe tregëtia dhe transporti janë ndërprerë në fshatrat dhe zonat kufitare që janë izololuar. Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, thotë se si rezultat cmimet e ushqimit në Liberi po rriten.
Sesa do të ndjehet pesha e sëmundjes tek ekonomia, do të varet nga reagimi i investitorëve të huaj, që kanë shfaqur shqetësim, vecanërisht për vendet më të vogla të Afrikës Perëndimore që janë goditur më rëndë: Liberia, Sierra Leone dhe Guinea.
Ruby Sandhu-Rojon është nëndrejtore për Byronë Afrikanë të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.
Të treja vendet, sapo po dilnin nga konflikte dhe ishte koha që duhej të thithnin investime nga jashtë. Ajo që po ndodh në disa raste, përfshirë Sierra Leonen është se disa kompani janë tërheëur ose kanë pakësuar aktivitetin e tyre dhe kjo do të ketë një efekt tek ekonomia dhe papunësia.
Një zyrtar i lartë që drejton sektorin e burimeve minerale i tha agjencisë Reuters se minatorët kanë frikë të shkojnë për të nxjerrë diamantë atje ku janë zbuluar raste me Ebola. Mes investitorëve që kanë ndalur operacionet në Liberi është kompania australiane e nxjerrjes së hekurit, Taëana Resources.
Mead Over is është studiues në Qendrën për Zhvillimin Global në Uashington.
Kam dëgjuar raste për anullim udhëtimesh dhe biznesesh me vende të tjera, përfshirë Nigerinë. Ndërprerja e planeve të tjera industrial për shkak të Ebolës, nuk është logjike, është një përgjigje e shtyrë nga frika, që është e pajustifikuar.
Zyrtarët rajonalë thonë se edhe turizmi është i rrezikuar.
Në Sierra Leone, një zyrtar i Ministrisë së Financave, Alimamy Bangura, i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve, AFP se epidemia po frikëson investorët dhe po godet industrinë e hoteleve.
Në Nairobi, menaxheri i udhëtimeve turistike për kompaninë Hallmark Travel Planners, Levis Omandi thotë se says Ebola mund të prekë edhe turizmin në Kenia.
Ai thotë se disa klientë nga Amerika e Veriut dhe India kanë shprehur shqetësim të udhëtojnë në Afrikën Lindore. Por ai shton se frika u zbut disi në mes të gushtit kur agjencia kombëtare ajrore e Kenias deklaroi se kishte pezulluar fluturimet në Liberi, Guine dhe Sierra Leone.
Pas 15 gushtit, kur Agjencia ajrore e Kenias pezulloi fluturimet, më pakë klientë po shprehin shqetësim. Duket se nuk kanë më edhe aq frikë nga Ebola. Përsa kohë fluturimet vazhdonin mes Kenias dhe këtyre vendeve, njerëzit druheshin se ishte vetëm cështje kohe derisa virusi të mbërrinte këtu dhe të infektonte njerëz të tjerë.
Masat e luftës kundër virusit po prekin edhe tregëtinë e brendshme.
Tregjet lokale kanë vuajtur pasojat e izolimit të të sëmurëve, ose atyre që mund te kenë qenë ekspozuar ndaj sëmundjes. Tregjet janë dëmtuar gjithashtu edhe nga masat në pikat kufitare mes tre vendeve Sierra Leone, Guinea and Liberia.
John Campbell është eskpert për studime politike afrikane në Qendrën për Marrëdhëniet me Jashtë.
Pasojat e menjëhershme të izolimit, ndjehen tek aktiviteti ekonomik. Një popullsi e izoluar nuk merr dot pjesë në shitje dhe blerje, nuk mund të lërë zonën e vet për të shkuar në punë apo udhëtuar. Eshtë një masë shumë serioze. Por rrugët kryeosre për të frenuar përhapjen e Ebolës, janë izolimi dhe zbulimi i kontakeve.
Karantina për të sëmurët, blerja me shumicë dhe vjedhjet kanë shkaktuar rritje cmimesh.
Mead Over i Qendrës për Zhvillimin Global thotë se inflacioni i cmimeve ushqimore dhe papunësia nuk do tI godasin të gjithë njëlloj.
Për shembull, në zonat rurale, fermerët i rrisin vetë produktet e veta dhe janë përgjithësisht të mbrojtur nga rënia ekonomike. Zoti Over thotë se tregëtarët do të vuajnë pasojat, sepse izolimi nuk i lejon të blejnë dhe të shesin produkte. Rezultatet e mundshme përfshijnë mungesa në kripë, perime dhe ushqime të përditshme.
Zoti Over thotë se zonat urbane janë më të prekurat dhe më të ekspozuarat ndaj përhapjes së virusit.
Ndryshe nga zonat rurale, ku njerëzit nuk janë në kontakt shumë të afërt, në zonat e varfra të Monrovias dhe kryeqytetet e Guinesë dhe Sierra Leones, njerëzit jetojnë ngjitur me njëri-tjetrin. Prandaj nëse dikush infektohet në një nga këto zona të varfra, shanset janë që ai do të infektojë të gjithë njerëzit që jetojnë më të.
Zyrtarja e PNUD-it Sandhu-Rojon thotë se po bëhet një studim për të vlerësuar ndikimin e plotë të epidemisë tek vendet e prekura. Ky studim do të sugjerojë rrugët për ringritjen e ekonomive dhe sistemeve shëndetësore. Po ashtu do të përcaktojë edhe burimet financiare dhe njerëzore të nevojshme për zyrtarët lokalë për të hapur vende pune. Ajo thotë se raporti parashikohet të dalë brenda tre muajsh.