16 Janar 2025

E15: Qeveria po politizon institucionet e pavarura

Prishtinë, 27 shkurt - Grupi i Ekspertëve E15, i cili përfaqësohet në Kuvednin e Kosovës me deputetin Muhamet Mustafa, shqyrëtoi ecuritë aktuale politike dhe ekonomike në vend.

Grupi i ekspertëve të E15 konsideron se grupet e interesit të ngushtë ekonomik dhe politik dhe klientelist po angazhohen  të forcojnë pozicionet e tyre dhe kontrollin mbi institucionet e pavarura si Agjencia e Privatizimit, Banka Qëndrore, Ndërmarrjet Publike Qendrore e  Regjionale dhe asetet e tyre.

Kjo sipas këtij grupi po  shprehet negativisht në klimen politike e biznesore me pasoja të rënda në cilësinë e qeverisjes  dhe klimen biznesore e investuese si dhe funksionimin e Kuvendit  dhe  institucioneve tjera .

E15 fton bartësit e funksioneve kryesore në institucione dhe parti politike që të angazhohen për një kulturë politike  të marrëveshjes që i kontribuon një konsensuzi bazik për çështjet të interesave kombëtare/të vendit sidomos lidhur me mbrojtjen integritetit  e pavarësisë së Bankës Qendore, privatizimit dhe projekteve tjera kyçe Strategjike.

E15 e arësyeton mosmarrjen pjesë në votim të deputetit M. Mustafa, në rastet kur vlerësohet se këto parime janë rrezikuar.

E15 konsideron se vendimet për këto çështje viatle të vendit nuk do të duhej të merreshin me pakicën e deputeteve shqiptarë, ndonëse kjo tash është teknikisht e mundshme për shkak të reprezentimit jopoporcinal dhe asimetritk në Kuvend me numrin e deputeteve të minoritetve.

"Nëse Kushtetuta ka siguruar me të drejtë mbrojtjen e interesave vitale të pakicave etnike, është e udhës të ndërtohen mekanizma e praktika të marrveshjes  për mbrojtjen e interesave kyçe të vendit nga çfarëdo monopoli dhe keqëpërdorimi tjetër politik apo ekonomik.  E15 konsideron se kjo përgjegjësi u takon parasëgjithash forcave politike në pushtet", thuhet në fund të E15.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)