Dyshime për keqpërdorime në BPB
Prishtinë, 27 shtator - Disa aksionarë, në mesin e të cilëve edhe Xhevat Meha, akuzojnë bordin dhe menaxhmentin se po u mundëson disa aksionarëve të tjerë të përfitojnë padrejtësisht nga dividendi dhe kreditë e bizneseve, ndërsa drejtori Vullnet Latifi tha se që nga koha kur ai e drejton bankës, asnjëherë nuk është bërë shpërndarja e dividendës.
Disa nga aksionarët e Bankës Private të Biznesit kanë akuzuar drejtorin dhe bordin e bankës për keqmenaxhimin me fitimin(dividendin) e bankës.
I vetmi që ka pranuar për momentin të flasë me emër ka qenë aksionari i BPB-së, Xhevat Meha,që zotëron diku afro 0.5 për qind të aksioneve të kësaj banke.
Ai tha se 3 - 4 aksionarë qe një kohë të gjatë e kanë shfrytëzuar dhe ende janë duke e shfrytëzuar bankën përmes disa keqbërjeve, duke i kanalizuar fitimet e bankës në fitime të veta personale, në vend se këto fitime që ka krijuar banka të shpërndahen tek të gjithë aksionaret siç edhe e kërkon ligji.
BPB-ja i ka aktualisht 25 aksionarë sipas Mehës. Ai thotë se banka po afaron mirë, por dyshon në mënyrën e shpërndarjes së fitimit.
Gjithashtu ai flet edhe për vonesa në kthimin e kredive nga disa biznese që janë të lidhura me aksionarët e bankës.