Dyqanet në Greqi të hapura edhe ditën e diel
Athinë, 12 korrik - Ditët në vijim në Greqi do të startojë programi pilot sipas të cilit 52 të dielat e vitit dyqanet do të jenë të hapura. Qëllimi është që të hapen sa më shumë dyqane në qytetet e ndryshme të Greqisë brenda vitit.
Autoritetet morën vendimin që dyqanet e vogla dhe të mëdha të punojnë të dielën në qendrat historike Athinë, Selanik, Halkidiki dhe në ishujt Mykonos, Santorin, Kos, Rhodos dhe Syros.