Dvorkoviç: Sistemi bankar i Rusisë është më i besueshmi në botë
Moskë, 28 nëntor - Zëvendëskryeministri i Rusisë Arkadi Dvorkoviç deklaroi në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" se i konsideron bankat ruse si më të besueshmet, më të qëndrueshmet dhe që zhvillohen në mënyrë dinamike.
Bankat ruse avancojnë vazhdimisht drejt standardeve më të larta të performancës dhe shërbimit të klientëve, sistemi i sigurimit të depozitave private përfaqëson në vetvete një mekanizëm të mirërregulluar.
Arkadi Dvorkoviç shtoi gjithashtu se po vazhdon procesi i identifikimit të bankave problematike dhe rehabilitimit të tyre.