Duhet bashkpunim rajonal për të pasur më shumë zhvillim ekonomik
Prishtinë, 30 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, hapi punimet në Konferencën Rajonale Intensifikimi i Bashkëpunimit Rajonal Tejkalimi i sfidave ekonomike, rritja e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe bashkimi i përpjekjeve kundër ekonomisë joformale" organizuar nga Ministria e Financave.
"Qeveritë tona duhet të krijojnë një ambient që bizneseve ua lehtëson operimin e tyre, që punëtorëve tu ofron kushte të mira për punë, që ambienti legjislativ të jetë pro-biznesit, që ti eliminojmë në maksimum procedurat burokratike dhe që rendi dhe ligji të jenë në funksion të mbrojtjes së bizneseve dhe investimeve", ka pohuar ai.
Sipas tij Vetëm kështu ne do të arrijmë që në mënyrë vullnetare ti sjellim aktivitetet e bizneseve jo-formale brenda formalitetit. Vetëm kështu ne do të siguronim se çdo biznes, çdo i punësuar dhe çdo qytetar është i barabartë në treg.
"Vetëm kështu, ne do të sigurojmë një rritje të shpejtë të ekonomive tona dhe punësim të qëndrueshëm- ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas tij Institucionet tona Qeveritare kanë barrën kryesore në proceset e përgjithshme, duke përfshirë edhe proceset e zhvillimeve ekonomike, financiare e fiskale.
"Kjo na lë të kuptojmë se Qeveritë tona duhet: të krijojnë një ambient që bizneseve ua lehtëson operimin e tyre; që punëtorëve tu ofron kushte të mira për punë, që ambienti legjislativ të jetë pro-biznesit; që ti eliminojmë në maksimum procedurat burokratike dhe që rendi dhe ligji të jenë në funksion të mbrojtjes së bizneseve dhe investimeve", ka pohuar ai.
Vetëm kështu ne do të arrijmë që në mënyrë vullnetare ti sjellim aktivitetet e bizneseve jo-formale brenda formalitetit. Vetëm kështu ne do të siguronim se çdo biznes, çdo i punësuar dhe çdo qytetar është i barabartë në treg. Vetëm kështu, ne do të sigurojmë një rritje të shpejtë të ekonomive tona dhe punësim të qëndrueshëm.
Zvogëlimi i informalitetit kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe ne kemi përqafuar pikërisht këtë qasje.
Para disa muajsh, me involvimin e gjitha institucioneve relevante dhe Komunitetit të Biznesit, kemi aprovuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për parandalimin e ekonomisë jo-formale, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe krimeve ekonomike, për periudhën 2014-2018.