20 Nëntor 2024

DSK në mbrojtje të punëtorëve

Prishtinë, 14 maj - Kryetari i Partisë Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), Begzad Gashi, përkrah fuqishëm kërkesat e punëtorëve grevistë të Fabrikës së Miellit “M & Sillos” në Xerxë të komunës së Rahovecit. “Këta punëtorë ka kohë që janë të përjashtuar nga shumë të drejta.

Kërkesat e tyre janë shume të drejta dhe Demokracia Sociale e Kosovës i përkrah fuqishëm të drejtat e këtyre punëtorëve”, është thënë në deklaratën e kryetarit Gashi, njofton zyra për informim e DSK-së.
 
Kryetari Gashi ka kërkuar të respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë. “Respektimi i Ligjit të Punës, siç është pagesa e punës shtesë, nivelimi i pagave, diferencat e mëdha punëtor - administratë, 10 deri në 20 herë më të mëdha, janë shqetësuese për DSK-në. Ne jemi në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, gjithmonë duke respektuar ligjin”, ka thënë Gashi.
 
Kryetari i DSK-së u ka bërë thirrje organeve kompetente t’i marrin seriozisht kërkesat e punëtorëve se, përndryshe, siç ka thënë ai, do të ‘shpërthejë bomba sociale’ në Kosovë. “U bëjmë thirrje organeve kompetente ta marrin seriozisht kërkesën e punëtorëve grevistë, përndryshe bomba sociale e kurdisur, e quajtur Kosovë, mund të eksplodojë në çdo çast”, ka thënë kryetari i DSK-së, Begzad Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)