DSK mirëpret vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve
Prishtinë, 5 tetor - Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve prej 40 për qind.
Në një komunikatë për medie, Gashi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që përpos rritjes së pensioneve, të merr hapa edhe në fusha të tjera, si në shëndetësi, në bujqësi dhe sigurimin e shtesave për fëmijë.
Demokracia Sociale e Kosovës, përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me rritjen e pensioneve në masën prej 40 për qind, edhe pse synimi ynë është që ngritja të jetë 55 për qind e rrogës mesatare. Njëherësh i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të merr hapa edhe në sektorin e shëndetësisë, në subvencionim më të mirë të bujqësisë si dhe sa më parë që është e mundur të garantoi edhe shtesat për fëmijë, është thënë në komunikatën e DSK-së.