16 Nëntor 2024

Drejtoria e Kadastrit ka trajtuar 90% të kërkesave të qytetarëve

Prishtinë, 11 gusht - Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se Drejtoria e kadastrit - Zyra kadastrale komunale (ZKK) e Prishtinës ka vazhduar të bëjë ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarë duke ofruar informacione dhe të dhëna të azhurnuara për pronat e paluajtshme.

“Gjatë muajit korrik në 4 zyrat pritëse janë  pranuar gjithsej 2,676 kërkesa nga të cilat janë aprovuar 2,641 kërkesa, janë  refuzuar 9 dhe kanë mbetur në procedurë edhe 26 kërkesa të cilat janë realizuar përmes 2 sektorëve: sektorit të kadastrit dhe sektorit të gjeodezisë”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Drejtoria e Kadastrit ka implementuar gati se 90 për qind të planit të saj duke i aprovuar, refuzuar, dhe pezulluar kërkesat e palëve në procedurë sipas shqyrtimeve ligjore që ka bërë lidhur me këto kërkesa.

“Kjo drejtori në afatin e përcaktuar ligjor prej 15 ditëve ka arritur të nxjerr vendime meritore për secilën prej kërkesave të parashtruara nga palë/subjektet fizike dhe juridike”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)