09 Nëntor 2024

Drejtoria e Inspeksionit rrënon objektin pa leje

Prishtinë, 18 gusht - Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës po vazhdon me punët e përditshme në terren, duke evidentuar parregullsi dhe duke ndërmarrë masa në secilin rast.

Inspektorët nga Sektori i Ndërtimit kanë evidentuar ditë më parë ndërtimin pa leje të një aneksi të shtëpisë në “Lagjen e Profesorëve”.  Palës i është lënë thirrja për paraqitje në Inspekcion, dhe pasi nuk është përgjigjur, i është lënë Aktvendimi përmes të cilit urdhërohet që menjëherë të fillojë rrënimin e aneksit përkatës, dhe ta kthejë hapësirën në gjendjen e mëparshme.

Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë sot aksion duke e penguar degradimin e mëtutjeshëm dhe duke rrënuar atë aneks, ashtu siç do të veprojë në secilin rast ku ka shkelje të tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)