Drejtori Murtezaj viziton Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli
Prishtinë, 23 shtator - Me ftesë të Ambasadës së Britanisë së Madhe, një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës i përberë nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe disa nga bashkëpunëtoret e tij, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli.
Kjo vizitë po zhvillohet me qëllim të marrjes së përvojave nga autoritetet britanike në rritjen e kapaciteteve në njësinë e inteligjencës financiare në ATK, si dhe marrjen e praktikave në fushën e luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore.
Vizita është realizuar në kuadër të komponentës së bashkëpunimit që kemi me Ambasadën e Britanisë së Madhe.