Drejtori Llugaliu takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave
Bruksel, 17 maj - Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës, Afron Llugaliu është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel, ku u mirëprit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Dr. Kunio Mikuriya.
Në këtë takim, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, Dr. Kunio Mikuriya, për të arriturat, sukseset si dhe sfidat e Doganës së Kosovës.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me planet e ardhshme të Doganës së Kosovës, me qëllim të avancimit të kapaciteteve në të gjitha fushat.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Dr. Kunio Mikuriya, vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar të avancoj sistemin dhe proceset duke zbatuar meknazimat e OBD-së. ​