15 Maj 2024

Drejtori i Raiffeisen International nderohet me Dekoratën e Artë

Vjenë, 31 Janar - Në një ceremoni të mbajtur sot në mesditë, Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer e ka nderuar me Dekoratën e Artë për Shërbim ndaj Republikës së Austrisë [The Grand Decoration of Honour in Gold for Services to the Republic of Austria] Drejtorin ekzekutiv të Raiffeisen Bank International AG (RBI), Herbert Stepic.

Dekorata është ndarë pas propozimit nga Ministri i Financave, Maria Fekter. Kjo dekoratë vlerëson meritat e Herbert Stepic në fushën e ekonomisë, mbi të gjitha përkushtimin ndërkombëtar të RBI dhe punën e tij nismëtare në vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore.

Kjo punë ndërlidhet me krijimin e mundësive për hapjen e njësive të reja të biznesit në këto vende, qoftë për bankat lokale si dhe ato ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, krijimin e mundësive për bankat austriake. Ky rajon vazhdon të ofrojë një mundësi më të madhe të zhvillimit sesa Evropa perëndimore. Për më tepër, Stepic ka pasur një ndikim shumë të madh në përgatitjen e këtij terreni të ri edhe për zhvillimin e ekonomisë së Austrisë në përgjithësi.

Me rastin e pranimit të kësaj dekorate, Stepic theksoi se kjo dekoratë është një motivim për të. Ai tha se e pranon këtë dekoratë në emër të qindra punonjësve të RBI të cilët treguan një entuziazëm dhe motivim të lartë edhe përkundër vështirësive të ndryshme ekonomike me të cilat po përballemi aktualisht. "Edhe tani pas 25 vjetësh, unë e konsideroj veten si misionar në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe përpiqem të përcjell tek të tjerët pasionin tim për këtë rajon.

Unë i kuptoj tërësisht qytetarët e këtij rajoni dhe dëshirën e tyre për të ecur drejt një niveli më të lartë të mirëqenjes së tyre, mirëqenje kjo e cila ju ka munguar gjeneratave të mëhershme. Evropa Qëndrore dhe Lindore vazhdon të jetë një rajon në rritje e sipër i cili është po ashtu një faktor me rëndësi për rritjen e ekonomisë së Austrisë”, tha Stepic.

Dekorata e Artë për Shërbim ndaj Republikës së Austrisë është njëra ndër dekoratat më të rëndësishme për personat që kontribuojnë në biznes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)