Drejtori i Përgjithshëm po qëndron në vizitë zyrtare në Britani
Prishtinë, 31 mars - Drejtori i Doganës, Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.
Gjatë qëndrimit në Londër, Berisha zhvilloi takime me ambasadorin e Kosovës në Londër, u takua me forcat kufitare në Dover, në Drejtorin e Përgjithshme të Doganës Britanike në Londër, dhe vizitoj qendrën koordinuese në Ipswich.
Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi, përkrahja e institucioneve kufitare në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër trafikimit ndër-kufitar, kontrabandës regjionale, ngritjen e kapacitete të qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave dhe përkrahje në trajnime
Kjo vizitë u realizua dhe financua nga ambasada amerikane , programi EXBS dhe zyrtarët nga dogana angleze.
Në këtë vizitë të përbashkët marrin pjesë edhe pjesëmarrës nga MPB,respektivisht Zv. Ministri Valdet Hoxha, zyrtar nga dogana, policia kufitare dhe EULEX.