Drejtori i përgjithshëm i Doganës viziton zyrat e UNCTAD
Gjenevë, 23 maj - Drejtori i përgjithshëm i Doganës së bashku me bashkëpunëtor është duke zhvilluar vizitë në zyrat e OKB-së në Gjenevë (Zvicër), respektivisht në UNCTAD.
Gjatë takimit kryesor me zyrtarët e kësaj organizate (UNCTAD-it) është diskutuar për zhvillimet e fundit të teknologjisë informative ne fushën e doganës e që mundëson një menaxhim me efikas dhe efektiv të ngarkesave komerciale derisa në anën tjetër krijon dhe lehtëson tregtinë përmes kufinjëve.
Gjithashtu është diskutuar për krijimin e një dritareve të vetme , për të gjitha agjencitë dhe ministritë që ndërlidhen me import eksport.
UNCTAD ka zhvilluar sistemin operativ për zhdoganimin e mallrave të quajtur ASYCUDA, kjo zyre e ka përkrahur Doganën e Kosovës në instalimin e sistemit shumë të suksesshëm deri tani i cili është duke prodhuar rezultate të jashtëzakonshme në të gjitha aspektet.
Gjithashtu vlen të theksohet se delegacioni Kosovar është pranuar dhe përfaqësuar pa fusnotë.