14 Nëntor 2024

Drejtori i Inspeksionit, Xhelal Sveçla jep dorëheqje

Prishtinë, 24 qershor - Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve të familjes Mramori në lagjen Kolovica të Prishtinës të enjten. Dorëheqjen e tij ai ia ka paraqitur kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, i cili edhe ia ka pranuar atë.

\"Pamundësia jonë për të luftuar deri në fund tërë këtë trashëgimi të tmerrshme që na e la qeverisja e kaluar në Prishtinë, ka shkaktuar vdekjen e këtyre fëmijëve. Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po. Qoftë edhe si bashkëqytetarë i këtyre dy fëmijëve të vegjël. Jeta ime nuk mund të jetë e njëjtë pas këtij rasti. Jap dorëheqje nga Drejtoria e Inspeksionit ngase Lëvizja VETËVENDOSJE! do që të instalojë një mendësi tjetër qeverisëse.\", ka thënë ai.



Letra e plotë e dorëheqjes

Për shkak të ngjarjes së sotme tragjike në Prishtinë, me ç\'rast dy fëmijë kanë humbur jetën në një gropë të mbushur me ujë, ndiej përgjegjësi morale që të ofroj dorëheqjen time.

Prej vitit 2014 së bashku me kolegët kam pasë detyrën që ta udhëheq Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës dhe jam krenar që për gjithë këtë kohë kemi kryer punë të mëdha.

Kemi ndaluar të gjitha ndërtimet pa leje dhe kemi vënë rend në shfrytëzimin e hapësirës publike.

E kemi ndaluar korrupsionin e instaluar qysh pas luftës nga qeverisjet e kaluara dhe i kemi dërguar dhjetëra inspektorë në prokurori.

I kemi rrënuar 119 shtëpi që kanë paraqitur rrezikshmëri për qytetarët.

I kemi identifikuar dhe i kemi pastruar 117 deponi ilegale.

Kemi konfiskuar mbi 2000 automjete që kanë shkelur ligjet e komunikacionit.

Vetëm në vitin 2015 i kemi proceduar afër 4 mijë raste.

I kemi paranduluar shumë rreziqe, përfshirë edhe mbylljen e disa gropave.

Mirëpo, fatkeqësisht ka qenë e pamundur që të eliminohen të gjitha parregullsitë.
Nuk ia kemi dalë që qytetarin me e mbrojtë nga të gjitha ato të këqija që i janë bërë nga ajo trashëgimi që ne e kemi gjetur.

​Uroj që në të ardhmen shoqëria të vetëdijësohet edhe më shumë dhe që kolektivisht të luftohen dukuritë e këqija, sepse vetë së bashku mund ta ndërtojmë një qytet më të mirë, më të sigurtë e për një jetë të dinjitetshme për të gjithë!


Xhelal Sveçla​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)