Drejtori i ATK-së viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve
Prishtinë, 13 shtator - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB)organizon konferencën për media me rastin e vizitës së Drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezi dhe stafit të tij.
Udhëheqës të AKB së bashku me drejtorin e ATK-së do të diskutojnë për shërbimin e bizneseve dhe prodhuesve vendorë
Gjatë këtij takimi do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve me qëllim të diskutimit lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat po ballafaqohen me Administratën Tatimore të Kosovës.